Kosova

Abdullahu: Sa më shumë po vonohet marrëveshja, aq më shumë flasin personat pa sens politik

Analisti politik, Faton Abdullahu, ka thënë në emisionin DPT te Fidani se vonesat e shumta në lidhjen e marrëveshjes për koalicion qeverisës mes LDK’së dhe VV’së kanë bërë që të ketë zëra të kritikëve që ende dëshirojnë establishmentin e vjetër. 

“Sa më shumë po vonon marrëveshja, aq më shumë po shtohen zërat e personave pa sens politik të kohës dhe nuk kanë lidhje me vullnetin e qytetarëve”, ka thënë Abdullahu. 

Por në anën tjetër, Abdullahu pranon se vonesat ndikojnë edhe në besimin e qytetarëve, në atë që u votua si koalicion i shpresës. 

“Në kohën kur lidhja e marrëveshjes po zhagitet, po humb shpresa tek qytetarët e vendit”, shton ai.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.