Kosova

Abdixhiku thirrje të qëndrohet në shtëpi: “Mos ta prishim në fund”

Ministri në detyrë i Infrastrukturës, Lumir Abdixhiku, ka bërë thirrje të qëndrohet në shtëpi, këto ditë kur nëpër qytete janë parë më shumë persona duke lëvizur lirshëm.

E ka publikuar përsëri një grafikon ku Kosova shënon rastet më të pakta me Covid-19. Por, ka bërë thirrje të durohet edhe pak e “mos ta prishim në fund”. 

“Sot një javë e quajta “grafikon të shpresës”. Një javë më pas s’është veçse shpresë, është fakt. Fakt i mirë madje. Kosova ka arritur ta mbajë lakoren e saj të sheshtë. E bëmë këtë falë organizimit të mirë institucional – por mbi të gjitha – falë sjelljes sonë kolektive. Sepse qëndruam në shtëpi për dy javë rresht. Ishim shembullorë si vend e si shtet”, shkruan Abdixhiku.