Kosova

Abdixhiku takon Szunyog: Dialogu duhet të përfundojë me njohje reciproke

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka pritur sot në takim SH.T shefin e Zyrës së BE-së në Kosovë, Përfaqësuesin e Posaçëm të BE-së, ambasadorin Tomas Szunyog. 

Gjatë takimit kryetari Abdixhiku e njoftoi ambasadorin Szunyog për qëndrimet e LDK-së karshi Programit të Qeverisë së Kosovës 2021 – 2025, për përgatitjet për zgjedhjet lokale si dhe për sfidat me pandeminë dhe sigurimin e vaksinave për qytetarët tanë. 

Ambasadori Szunyog shprehu gatishmërinë që BE-ja do të vazhdojë të jetë mbështetësi kryesor i Kosovës edhe më tej në sfera të ndryshme që janë të rëndësishme për qytetarët. 

Poashtu gjatë takimit u diskutua për procesin e dialogut Kosovë – Serbi. Kryetari Abdixhiku theksoi se dialogu duhet të përfundojë me njohje reciproke dhe normalizim të plotë të marrëdhënieve ndërmjet dy vendeve. /Kosova.info/