Kosova

Abdixhiku takon kandidatët për kryetar komunash: Fitoren dhe rikthimin e madh të LDK-së e bën secili nga ne

Lideri i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku gjatë ditës ka pasur diskutime me kandidatët për kryetarë komunash, dhe kryetarët e Degëve të LDK-së në qytetet e Kosovës.

Përmes një njoftimi thuhet se “vullneti dhe vizioni për fitore dhe rikthimin e madh të LDK-së është pika që na bashkon, e na bën që t’i dëgjojmë të gjitha problemet ditore që kanë qytetarët tonë”.

“LDK e ka potencialin intelektual dhe programor që t’i jap zgjidhje çdo sfide, çdo qyteti apo fshati ku jetojnë qytetarët e Kosovës. Padyshim që fitoren dhe rikthimin e madh të LDK-së e bën secili nga ne, me angazhimin tonë të përditshëm e të pandalshëm. Na priftë e mbara”, thuhet në njoftimin e LDK-së.

Ndryshe zgjedhjet lokale do të mbahen më 18 tetor.

Lidhja Demokratike e Kosovës

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku gjatë ditës pati diskutime përbajtësore me kandidatët për kryetarë Komunash dhe kryetarët e Degëve të LDK-së anë e mbanë Kosovës.

Vullneti dhe vizioni për fitore dhe rikthimin e madh të LDK-së është pika që na bashkon, e na bën që t’i dëgjojmë të gjitha problemet ditore që kanë qytetarët tonë.

LDK e ka potencialin intelektual dhe programor që t’i jap zgjidhje çdo sfide, çdo qyteti apo fshati ku jetojnë qytetarët e Kosovës. Padyshim që fito…Shiko më shumë

Fotografia e Lidhja Demokratike e Kosovës
Fotografia e Lidhja Demokratike e Kosovës
Fotografia e Lidhja Demokratike e Kosovës
Fotografia e Lidhja Demokratike e Kosovës

+13