Kosova

Abdixhiku: Sot është dita e LDK-së, tri dekada më pas, ajo vazhdon të ndërtojë projektin e Kosovës

Sot në 30 vjetorin e themelimit të LDK-së, nën udhërrëfimin e Dr. Ibrahim Rugovës, themeluan lëvizjen më të shquar politike, mendimtare e organizative të kohës e më shumë.

Anëtari i LDK-së, Lumir Abdixhiku ka kujtuar këtë ditë si ditën që duhet të nderojmë themeluesit e Lidhjes, aktivistët e kohërave të ndryshme, të gjithë miqtë e aleatët tanë që ecën me ne për 30 vjet rresht.

Postimi në Facebook:

Sot është dita e LDK-së. Ditëlindja e 30-të e jona. Më 23 dhjetor 1989, intelektualë, aktivistë e guximtarë të kohës – nën udhërrëfimin e Dr. Ibrahim Rugovës – themeluan lëvizjen më të shquar politike, mendimtare e organizative të kohës e më shumë. Shteti, Republika, Kosova e lirë, është produkti final i këtij organizimi politik.

Sot nderojmë themeluesit e Lidhjes, aktivistët e kohërave të ndryshme, të gjithë miqtë e aleatët tanë që ecën me ne për 30 vjet rresht.

Tri dekada më pas, LDK vazhdon të ndërtojë projektin e Kosovës. Në këtë përpjekje ajo vazhdon, si atëherë e përherë, të mbetet shtyllë e Republikës, kujdestare e vlerave të lirisë perëndimore, por mbi të gjitha, ajo vazhdon të ndërtojë ura të reja urtësie e miqësie që i japin qytetarëve tanë një Kosovë që e kemi ëndërruar përherë.

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.