Kosova

Abdixhiku me plot akuza: Keni mbushur universitete me familjarë, prandaj po ikin rinia nga Kosova

Deputeti nga radhët e LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka hedhur një varg akuzash për gjendjen e mjerueshme të fëmijëve në Kosovë, shkruan Kosova.info.

Ai tha se fëmijët e Pejs, Mitrovicës e Prizrenit po mirren në qafë me gjendjen që iu është ofruar për t’u shkolluar e në fund me diplomën që e marrin nuk gjejnë punë dhe si zgjidhje të vetme e shohin largimin nga vendi.

Postimi i tij i plotë:

Fëmijët e Pejës, Mitrovicës e Prizrenit nuk merren në qafë pse bëjnë rrugë më shumë për shkollë e edukim më të lartë. Merren në qafë kur të njëjtëve u hapen qymez universitete mahallash, të stërmbushura me militantë partiak që as emrin e vet s’dinë ta shkruajnë mbarë. Merren në qafë kur i kalojnë tre vite shkollë kot, sa për të kuptuar në fund se copa e letrës që i thonë diplomë ka vlerë më të ulët se sa çmimi i shtypjes së saj. Kështu merret në qafë një gjeneratë, një popull, një vend i tanë.

Prandaj s’gjejnë punë. Prandaj s’krijojnë punë. Prandaj, të pashpresë, largohen nga këtu. Kësaj i thonë theqafje.

Keni mbushur universitete me familjarë. Keni caktuar në krye të tyre – si në Gjakovë pardje dhe hiq më larg – militantë puro partiak. Keni mbushur klasat mësimore me dibiduzë par ekselancë që i thonë vetit “pro-e-sorë” universitarë. Dhe prisni, në fund, që po këta të njëjtit militantë e familjarë të marrin akreditim ndërkombëtar? Të bëjnë cilësi që njihet botërisht? Si?!

Mendoni se puna e shkollës shtyhet me gjoks e hu. Kaq dini, kaq flisni, kaq bëni.

Shfaq më shumë
//zikroarg.com/4/3473483