EKONOMI

Abdixhiku ka pranuar edhe zyrtarisht detyrën e Ministrit të Infrastrukturës dhe Transportit

????????????????????????????????????

Në Ministrinë e Infrastrukturës dhe Transportit, ish-zëvendësministri i MIT, Rexhep Kadriu, në emër të ish-ministrit Pal Lekaj, ia dorëzoi zyrtarisht detyrën e ministrit të Infrastrukturës dhe Transportit, Lumir Abdixhiku.

Në një takim të shkurtër të dy bashkëbiseduesit, biseduan për projektet e realizuara deri më tani në infrastrukturën rrugore në këtë ministri, projektet të cilat janë në përfundim e sipër, si dhe për projektet të cilat tashmë janë planifikuar.

Ndërsa ministri i Lumir Abdixhiku, e falënderoi ish-zëvendësministrin Kadriu lidhur me pritjen dhe punën që është bërë në këtë ministri gjatë mandatit të kaluar, si dhe shtoi se do të mirëpres propozimet dhe idetë e ish – kabinetit në çdo kohë.​ /Kosova.info/

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.