Kombëtare

Abdixhiku e anulon ndërtimin e lagjes në Badovc

Ministri i Infrastrukturës, Lumir Abdixiku, ka marrë një tjetër vendim të rëndësishëm që do të bëhet publik nesër.

Sipas burimeve të KTV-së, ai e ka urdhëruar komunën e Prishtinës që ta anulojë kushtet ndërtimore për ndërtimin e lagjes së shumëpërfolur në afërsi të Liqenit të Badovcit.

Kundër ndërtimit të saj ishte mobilizuar shoqëria civile, e cila kishte ngritur alarmin për mungesën e pritshme të ujit.