Kosova

Abdixhiku abstenon

Propozimin për mocion mosbesimi ndaj Qeverisë Kurti, nuk e ka përkrahur ministri i Infrastrukturës dhe Ambientit, Lumir Abdixhiku.

Të mërkurën mbrëma, në mbledhjen e Kryesisë së LDK-së, është votuar nisma për mocion mosbesimi ndaj Qeverisë, por Abdixhiku ka abstenuar. Këtë e ka bërë të ditur Abdixhiku për Kohën.

LDk-ja ka marrë këtë nismë, pasi gjatë ditës kryeministri Albin Kurti shkarkoi ministrin e Punëve të Brendshme, Agim Veliu.

Shfaq më shumë