Kosova

Abdixhiku: 830 qytetarë kanë kërkuar të kthehen në Kosovë

Ministri i Infrastrukturës dhe Ambientit, Lumir Abdixhiku, ka bërë të ditur se sipas informacioneve që kanë marrë deri më tani nga ambasadat, janë 830 qytetarë që kërkojnë të kthehen në Kosovë.

Abdixhiku ka thënë se atyre do t’u mundësohet kthimi, por ka bërë apel që vetëm ata që kanë emergjencë të kthehen.

Abdixhiku ka refuzuar të përgjigjet se cila ishte vota e tij në kryesinë e LDK-së sa i përket mocionit të mosbesimit

Ndërkaq ministri Vitia ka thënë se deri ma tani nuk është shënuar asnjë rast i ri me koronavirus derisa nga 20 te prekur, 13 janë duke u trajtuar në QKUK.

Vitia ka bërë të ditur se deri më tani në stok gjenden vetëm 1000 mostra andaj kanë porositur edhe 7 mijë mostra të tjera.

Ndërsa tashmë dy barnat që kanë rezultuar se kanë nisur të japin efekt pritet që të sigurohen përmes ambasadave dhe distributorëve të barnave.

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.