Kombëtare

Bahtiri kërkon falje për incidentin në tubimin e VV-së në Mitrovicë

Kryetari i Mitrovicës Jugore, Agim Bahtiri, ka kërkuar falje për incidentin në tubimin e Lëvizjes Vetëvendosje në lagjen Ilirida të Mitrovicës, ku ishte i pranishëm edhe kryetari i VV-së, Albin Kurti.

Sipas Bahtirit, e gjithë situata ishte e nxitur nga dikush që kishte qëllim prishjen e tubimit madhështor.

“Me vjen keq për situatën e ndodhur sot në lagjen Ilirida, por e gjitha ishte e nxitur nga dikush që kishte qëllim prishjen e tubimit madhështor”.

“Reagimi im ishte emocional dhe jo me paramendim, prandaj kërkoj falje publike për fjalorin jo adekuat”.