Kosova

Abazi: Vrasjet e patriotëve shqiptarë dhe krimet kundër shqiptarëve duhet të zbardhën ato nuk falen

Prokuroria e Specializuar ka dorëzuar aktakuzë ndaj Presidentit të Kosovës Hashim Thaçit e kreut të PDK-së Kadri Veseli.

Pas kësaj, ka reaguar anëtari i LVV-së, Haki Abazi,  i cili ka thënë se vrasjet e patriotëve shqiptar dhe krimet kundër shqiptarëve duhet të zbardhën ato nuk falen.

“UÇK janë luftëtarët, dëshmorët dhe veteranët që luftuan me nderë dhe nderuan emrin Shqiptar dhe flamurin shqiptar me Besë e me betim për lirinë e vendit kundër okupatorit Serb e nën udhëheqjen e komandantit Adem Jashari”.

“UÇK kurrë nuk mund të vendoset në bankën e të akuzuarave sepse vullneti e guximi i kombit tonë për liri nuk mund të gjykohet e as të akuzohet. Lufta për liri është e drejtë e jona ashtu siç edhe e drejta për të qenë bashkë”.

” Vrasjet e patrioteve shqiptar dhe krimet kundër shqiptarëve duhet të zbardhën ato nuk falen “.

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.