Kosova

Abazi: Veprimet e drejta dhe të shpejta të Qeverisë Kurti e bënë Kosovën model për menaxhim

Zëvendëskryeministri në detyrë, Haki Abazi, ka thënë se veprimet e drejta të Qeverisë Kurti në parandalimin e koronavirusit ka bërë që Kosova të jetë model për menaxhim.

Ai tha se suksesi u arrit me ministrin Arben Vitia bashkë me stafin shëndetësor dolën në vijë të parë të fronit.

“Sukses i madh për Kosovën, Ministrin Arben Vitia, ekipet dhe individët, profesionistët që nga dita e parë dolën në frontin e luftës kundër COVID-19. Fatkeqësi për gjithë planetin dhe keqardhje e ngushëllime për të gjitha jetët e humbura nga kjo pandemi!”.

“Veprimet e drejta dhe të shpejta të qeverisë dhe bashkëpunimi i qytetarëve ka rezultuar në një menaxhim model të kësaj pandemie. Bashkë do ta mundim të keqën!”.

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.