
Zëvendëskryeministri në detyrë Haki Abazi ka akuzuar eksponentë të LDK-në se gjatë kohës së koalicionit kanë bërë përpjekje për krijim të agjendës paralele të qeverisjes.
Ai ka folur kështu në “Debat” te RTK.
“Nuk e kuptoj shkuarjen e zotit Hyseni në SHBA. Gjithqshtu nuk e kuptoj as shkurjen e zotit Hoti në Munchen. Nëse dikush do serizoisht të bëjë përmbledhjen e veprimeve, atëherë shihet se ka ekzistuar një përpjekje për krijimin e agjendës paralele të qeverisjes”, ka thënë Abazi.
Ai është ndalur edhe te vendimi i fundit i Gjykatës Kushtetuese.
“Vendim kontradiktor. Nuk e shkelëm Kushtetutën. Vazhdimi deri më 13 prill tregon se kemi bërë gjënë e duhur”, ka thënë Abazi.
add a comment