Kosova

Abazi: Rrëzimi i Qeverisë nuk është “nami i botës” kur kemi përballë një interes kaq të madh-reciprocitetin

Zëvendëskryeministri i dytë në Qeverinë e Kosovës, Haki Abazi, ka thënë se rrëzimi i Qeverisë nuk është “nami i botës”.

Abazi, në “Debat Plus” me Ermal Pandurin në RTV Dukagjini ka thënë se LDK mund ta rrëzoj Qeverinë, por duhet ta arsyetojë.

“Rrëzimi i Qeverisë nuk është ‘nami i botës’ kur kemi përballë një interes kaq të madh [Reciprociteti]”, tha ai, përcjell Telegrafi.

Zëvendëskryeministri ka thënë se Qeveria merr vendime duke bërë analiza shumë më gjithëpërfshirëse.

“Nuk ka shqiptarë që e vë në pikëpyetje raportin strategjik me Amerikën, pos një njeriu, e ai është Presidenti”.

Zëvendëskryeministri i dytë në Qeverinë e Kosovës, ka folur edhe për një telefonatë të parealizuar mes kryeminsitrit Kurti dhe zyrtarëve të lartë amerikanë.

Abazi ka thënë se thirrja ka ndodhur kur Kurti nuk ka qenë në gjendje të pranojë telefonatën.

Ai ka thënë se Kurti ka zhvilluar bisedë me zyrtarët amerikanë gjatë ditës.

“Ka shumë raste që për një çështje teknike thirrja nuk ka ardhur në mobil. Nuk ka arsye pse Kurti të mos pranojë telefonatë nga zyrtarët amerikanë”, tha Abazi.

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.