Kosova

Abazi: Rrëzimi i qeverisë dhe mosrespektimi i Osmanit si më e votuara në LDK, përmbysje e rendit demokratik dhe kushtetutës

Zv/kryeministri, Haki Abazi, ka thënë se ‘rrëzimi i qeverisë Kurti dhe mosrespektimi i Vjosa Osmanit si më e votuara në LDK në zgjedhjet e fundit, është përmbysje e rendit demokratik dhe shkelje e kushtetutës së Republikës Parlamentare’.

Përmes një shkrimi në Facebook, përsërit se veprimet e presidentit Thaçi janë antikushtetuese dhe jashtë interesit qytetarë e shtetëror.

“Presidenti nuk mund të veprojë si mbret, ai edhe ashtu ka mungesë serioze të përfaqësimit të unitetit. Veprimet e tij janë antikushtetuese dhe jashtë interesit qytetarë e shtetëror. Nuk mundet Thaçi të negociojë lirinë e tij me fatin e shtetit”, thekson ai.

“Jemi shumë, jemi bashkë, jemi në të drejtë dhe jemi të pathyeshëm në mbrojtjen e demokracisë, pavarësisë, territorit dhe kushtetutës së vendit”, ka shkruar në fund.

Shfaq më shumë
//usounoul.com/4/3473483