Kosova

Abazi reagon ndaj kandidaturës së Haradinajt për president

Ish-zëvendëskryeministri i Kosovës, Haki Abazi, është deklaruar rreth kandidaturës të Ramush Haradinajt për president të Kosovës, pasi partia e këtij të fundit e ka nominuar pak orë më parë për president të vendit.

Abazi përmes një postimi në “Facebook” ka përmendur zgjedhjet në ShBA, si dhe ka bërë një krahasim me Kosovën.

“Joe Biden përzgjedhë Kamila Harris si kandidate për zëvendës-presidente për zgjedhjet demokratike të nëntorit në SHBA. Në Kosovë shpallet kandidatura për president me më pak se 8% votues në disa zgjedhje dhe atë për të zëvendësuar një President po ashtu të zgjedhur me një inxhinering djallëzor e antidemokratik e besa edhe i korruptuar, gënjeshtar e i rrethuar me milionerët e privatizimit dhe kapësit e buxhetit të shtetit”, ka thënë ai.

Postimi i plotë i tij:

Joe Biden përzgjedhë Kamila Harris si kandidate për zëvendës-presidente për zgjedhjet demokratike të nëntorit në SHBA.

Në Kosovë shpallet kandidatura për president me më pak se 8% votues në disa zgjedhje dhe atë për të zëvendësuar një President poashtu të zgjedhur me një inxhinering djallëzor e antidemokratik e besa edhe i korruptuar, gënjeshtar e i rrethuar me milionerët e privatizimit dhe kapësit e buxhetit të shtetit. E gjithë kjo ndodhë kur në pushtet është një qeveri e zgjedhur në mënyrë jokushtetuese dhe kriminale me votën e një të dënuari me aktakuzë të konfirmuar dhe një votë poashtu të sforcuar në mënyrë jokushtetuese dhe me rol joligjor nga presidenti i tanishëm dhe pretenduesi për president.

Ky degradim bashkë me heshtjen morbide të atyre që nuk ndaleshin duke gumëzhitur sikur një model par-excellence e yellow press, e si të qoroditur lemeritnin edhe në deklarimet e rrejshme të njerezëve më të korruptuar të sistemit PAN, është duke i kushtuar Kosovës dhe qytetarëve të saj jashtëzakonisht shumë.

Askush, ama askush nuk e merrë seriozisht një qeveri Koti e aq më pak një grumbull hipokritësh e të pa zotë. Askush ama askush nuk do që të ndihmojë një pakt politiko- kriminal sepse tani të gjithë e kanë të qartë që janë bërë bashkë për të përmbysur demokracinë, vullnetin qytetar dhe mbi të gjitha janë bërë aradha e frikacakëve që e kanë ankth ditën e zgjedhjeve që po vjen. “Trimat” që nuk kanë guxim të dalin para qytetarëve, “trimat” që luftojnë një grua. “Trimat” që kanë lidhur paktin e heshtur kundër Kosovës krah për krah me Listën Serbe.

//graizoah.com/afu.php?zoneid=3473483