Kosova

Abazi: Presidenti nuk ka mandat për të negociuar me Serbinë

Zv\kryeministri i Kosovës, Haki Abazi, në seancën e thirrur për taksën, ka folur për presidentin e vendit, Hashim Thaçi.

Sipas tij, Thaçi nuk ka mandat të negociojë me Serbinë. Kjo punë i takon Qeverisë.

“Presidenti nuk ka mandat për të negociuar me Serbinë. Vetëm Qeveria ka mandat kushtetues te negociojë me Serbinë dhe aty do të kthehemi patjetër”, ka thënë ai.

Ai ka ftuar edhe presidentin Thaçi të kthehet nga ShBA-ja ku po qëndron për vizitë dhe të ulet me kryeministrin për të harmonizuar qëndrimet.

Ka folur edhe për marrëdhëniet e Kosovës me ShBA-në. Sipas tij, ato nuk vihen në diskutim.

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.