Kosova

Abazi: Mustafa po viktimizohet për t’i ikur përgjegjësisë, Abrashi filloi linçimin ndaj neve

Zëvendëskryeministri në detyrë i Kosovës, Haki Abazi, thotë se zyrtarë të lartë të LDK’së po mundohen të i ikin përgjegjësisë që kanë para popullit duke u viktimizuar. Abazi komenton një status në rrjete sociale të kryetarit të LDK’së Isa Mustafa.

‘’Është shumë problematike me u marrë me qëndrimet e zoti Mustafa. Duke i ikur përgjegjësisë po mundohet të viktimizohet. Ai e di se cfare përgjegjësia ka dhe para 4 apo 5 ditëve zoti Arban Abrashi ju ka kërku ni listë të gjithë aktivistëve të rinj të LDK’së me akuza ndaj kryeministrit Kurti të cilin unë jau kam bërë të ditur. Kam thënë se nuk është në rregull në këtë kohë kur po luftojmë virusin të fillojë kjo formë e propagandës ndaj VV’së’’, thotë Abazi.

 ‘’Është e kundërta nëse i shihni faqet e zyrtarëve të qeverisë është një formë e propagandës mirë e organizuar e lincimit. I tolerojmë. E dimë që po thuhet duhet të lejohet tolerimi i fjalës së lirë. Por debatet në familje për paradoksin më të madh që ka ndodhë dje ikin nga tema pasi zoti Mustafa bëri paradoks dje me rrëzimin e qeverisë dhe tani po i ik përgjegjësisë’’

‘’Avdullah Hoti mundohej të polemizonte në cdo vendim të qeverisë. Ai kërkonte që të krijohej një frymë e rëndë në bashkëpunim. Mustafës i pengoi lufta ndaj korrupsionit dhe padrejtësive’’, shton Abazi./Express/

//graizoah.com/afu.php?zoneid=3473483