Kosova

Abazi flet ndryshe nga Kurti

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Haki Abazi, ka reaguar pasi kryetari i LDK’së, Isa Mustafa, ka bërë të ditur se do të iniciojë një mocion mosbesimi ndaj Qeverisë.

Ai ka thënë se deklaratat e eksponentëve të LDK’së janë shumë të njëjta me presidentin e Kosovës, Hashim Thaci dhe se Agim Veliu është shkarkuar për mungesë të punës gjatë ditëve sa ishte në pozitë. Kjo bie në desh me njoftimin e shkarkimit ku thuhej se Veliu a ka kundërshtuar Kurtin dhe ka shkaktuar panik kur kërkoi shpallje të gjendjes së jashtëzakonshme.

‘’Është për keqardhje kur ndëgjon deklaratat e Mustafës dhe Veliut e sidomos kur ato janë në sinkron të plotë me Thaçin dhe PDK’’, thotë ai. 

‘’Po e vërtetojnë se asnjë herë dhe në asnjë formë nuk e kanë qëllim interesin e qytetarit, sot kur të gjithë jemi të mobilizuar për të mbrojtur qytetarët nga COVID-19.’’

Abazi thotë se kjo frymë është e njëjta me atë të bllokimit të negociatave për lidhjen e koalicionit. 

‘’Kjo frymë e bllokimit dhe sabotazhës ka qenë edhe kur është refuzuar koalicioni parazgjedhor, edhe në kohën e presionit të pa arësye në negociata, deklaratat kundërthënse dhe ngathtësia e plotë për të vepruar mbrenda ministrisë së punëve të mbrendshme. Si duket puna e mirë e rezultatet e mëdha dhe suksesi i çdo ministrie tjetër kanë frikësuar Veliun’’, shkruan Abazi. 

‘’Shpresë ka meqë në LDK ka edhe udheheqës edhe votues që e duan Kosovën më shumë se Veliu, Mustafa dhe Hoti.’’