Kosova

Abazi/ Adem Hoxha- i dënuar me burg, i liruar me “intervenim” të politikës, organizon sot zgjedhjet serbe në Kosovë

Ish zëvendeskryeministri i Kosovês Haki Abazi ka goditur dhe akuzuar vëllezërit Adem Hoxha, deputet i kuvendit të Kosovës dhe Rexhep Hoxha, vëllau i tij, i cili jeton në Serbi, ish kryetar i komunës së Gores ne pushtetin e Millosheviqit, per organizimin e zgjedhjeve të Serbisë ne Gora dhe Dragash, ku kryesishtë është e banuar me komunitetin Goran.

Postimi i poltë:

Adem Hoxha- i denuar me burg, i liruar me “intervenim” të politikës të tipit 1 pas mesnatës, kuvendar i kuvendit të Kosovës, votues i qeverisë ilegale, organizon sot zgjedhjet serbe në Kosovë. Vëllau i tij punon për qeverinë e Serbisë gjithashtu.

Rakiç- zëvendes KM në qeverinë ilegale të Thaçit, nga lista Srbe, që përveç flamurit kombtar të shqiptarëve poshtron edhe simbolet shtetërore, organizon dhe voton në zgjedhjet e Serbisë të orgnizuara në Kosovë nga qeveria ilegale e Kotit.

Në fakt meqë janë marrë me largimin dhe diferencimin e Vjosa Osmanit nuk kanë kohë me u marrë me Rakiçin, mikun e tyre.

Kaq për sovranitetin e vendit nga Kopaoniku jo por nga Çyqavica!

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.