Kosova

Arber Bullakaj u zgjodh në organin më të lartë drejtues të PS Zvicër

Në konferencën e sotme vjetore të Migrant*eve Socialdemokratë të PS
Zvicër u zgjodhën dy përfaqësues për Këshillin Drejtues të Partisë
Socialdemokrate të Zvicrës. Për postin e lakmuar kishte gjithsej pesë
kandidatura. Arbër Bullakaj arriti një shumicë absolute qysh në rundin e parë të votimit dhe u zgjodh me një rezultat të shkëlqyeshëm. Ai po merr postin nga Osman Osmani, i cili ndër të tjera shkaku i pensionimit dhe angazhimeve të shumta ka dhënë dorëheqjen nga ky organ.

“Jam shumë i lumtur për zgjedhjen time dhe besimin që më është dhënë”,
thotë Arber Bullakaj kur u pyet se si ndihet. Në prononcimin e tij të
mëtejmë shton me mirënjohje: “Osman Osmani, prindi i Migrant*eve
Socialdemokratë të PS të Zvicrës, ka bërë tashmë punë shumë të
rëndësishme për ndërtimin dhe zhvillimin e kësaj strukture. Jam i lumtur
që ishim në gjendje të përfitonim nga vrulli dhe fryma e tij pioniere.
Tani është çështje e vazhdimit të mëtejmë të angazhimit dhe promovimit
të mëtejmë të përfaqësimit të migrantëve në të gjitha organet e
rëndësishme dhe gjithëpërfshirëse të PS të Zvicrës”.

Arber Bullakaj tani me vullnet e motivacion të shtuar dëshiron të
vazhdojë punën për më shumë drejtësi sociale. Sidomos gjatë periudhës së
Koronës është e rëndësishme që të solidarizohemi me të gjithë ata që
kanë probleme e vështirësi si rezultat i krizë së pandemisë: “Unë tashmë
kam shumë ide për projekte dhe qasje që do t’i sjell PS të Zvicrës qysh
në rastin e parë të dhënë duke u kujdesur për vazhdimësi”.

Zëri progresiv dhe prointegra.ch i urojnë Arbër Bullakajt zgjedhjen në
postin e rëndësishëm dhe suksese sa i përket faktorizimit të mëtejmë të
migrant*eve në shoqërinë zvicerane si dhe në drejtim të fuqizimin e
faktorizimin e shqiptaro-zviceranëve si në raport me shoqërinë
zviceriane ashtu edhe në raport me shoqëritë dhe vendet tona amë. Pos
tjerash urojmë të punohet më tej drejt institucionalizimit të
bashkëpunimit mes forcave progresive përtej kufijve shtetërorë, me
qëllim mbrojtjen dhe avancimin e mëtejmë dhe gjithandej të të 
arriturave të deritashme të shoqërisë njerëzore. /Kosova.info/