Kosova

Abdixhiku kokë më kokë me presidenten Osmani

Kreu i LDK Lumir Abdixhiku është takuar me Presidenten e Republikës së Kosovës, znj. Vjosa Osmani Sadriu.

Në këtë takim, të njoftuar përmes profilit të tij në facebook. Abdixhiku thekson se bashkëbisedimi i hapur është fokusuar në temat me interes kombëtar.

“Lidhja Demokratike e Kosovës, në cilindo kapacitet, do të përkushtojë gjithë potencialin e vet në bërjen e Kosovës vend që e kemi ëndërruar përherë. Presidentes i urova sukses në promovimin e shtetit, mbrojtjen e Kushtetutës e përfaqësimin e unitetit në vend”, theksoi ai.

Edhe pse takimi ishte mbajtur në presidencë, departamenti për informim nuk lëshoi asnjë kumtesë.

Sot, në orët e pasdites, takova Presidenten e Republikës së Kosovës, znj. Vjosa Osmani Sadriu. Zhvilluam një…

Posted by Lumir Abdixhiku on E hënë, 12 April 2021