Latifi mposht rusin Aleksei Oleinik në UFC

Boksieri shqiptar me pasaportë suedeze, Ilir Latifi ka mposhtur boksierin Aleksei Oleinik.
Latifi e ka mposhtur boksierin veteran rus 45-vjeçar, në UFC pas vendimit unanim të gjyqtarëve.

Në meçin e zhvilluar të shtunën mbrëma Latifi dominoi tri raundet ndaj rusit dhe u kurorëzua si fitues në fund.

Kjo luftë ishte planifikuar të zhvillohej në fillim të këtij viti, por ishte shtyrë dy herë, njërën prej të cilave ishte për shkak se Latifi kishte probleme shëndetësore.

Go to TOP