Kosova

AAK’ja nesër mban mbledhje për taksën

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka njoftuar se nesër duke filluar nga ora 14:00 do të mbajë mbledhje të jashtëzakonshme.

Përmes një komunikate drejtuar mediave, AAK’ja ka bërë me dije se në këtë mbledhje do të diskutohet rreth seancës që planifikohet të thirret në lidhje me paralajmërimin e Kryeministrit Albin Kurti për heqjen e taksës 100% për produktet që vijnë nga Serbia.

“Njëherit, në mbledhjen e nesërme do të diskutohen edhe hapat e mëtutjeshme që do t’i ndërmerr Grupi Parlamentar i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, pas paralajmërimeve të ministrit Abdixhiku, për anulimin e dy projekteve kapitale, autostradën e Dukagjinit dhe atë të Anamoravës”, thuhet në komunikatë.

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.