Kosova

AAK pozicionohet nesër për dialogun, Haradinaj del në konferencë për media

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës e ka paralajmëruar për nesër një konferencë për media.

Përmes një komunikate për media është bërë e ditur se në këtë konferencë do të flas kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj.

Ai do të flas për qëndrimet e AAK-së për dialogun me Serbinë.

Konferenca fillon në ora 13:00, në selinë qendrore të AAK-së.

Ndryshe, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës e ka bërë tashmë të qartë pozicionimin e saj karshi dialogut dhe taksës.

Ky subjekt tanimë është më i zëshmi që taksa ndaj Serbisë të mos hiqet nga qeveria e Kosovës, pa garancinë për marrëveshje finale që Kosovës i siguron njohjen nga Serbia.