Kosova

AAK në bastionin kryesor të saj: Momenti kur banorët ia përplasin fytyrës premtimet boshe

Partia e Ramush Haradinajt, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, ka hasur në gozhdë të fort në komunën e Deçanit, edhe pse kjo komune konsiderohet bastion kryesor i kësaj partie, qytetarët e fshatit Drenco dhe jo vetëm, ia kanë përplasur fytyrës përfaqësuesve të AAK’së, problemet dhe mungesën e kushteve me elementare për jetes.

Komuna e Deçanit ka gati 20 vite që qeverisët nga partia e Hajradinajt, AAK, por kushtet elementare për jetës atje edhe sot mungojnë, këtë e kanë pohuar qytetarët e fshatrave të komunës së Deçanit, duke hedhur kritika të ashpra në drejtim të zyrtarëve të AAK’së gjatë një tubimit në fshatin Drenoc.

Në tubimin e mbledhur në këtë fashat të komunës së Deçanit në kuadër të fushatës zgjedhore, zyrtarë të AAK’së, janë përballur me kritika dhe kundërshtime të ashpra nga banorët, të cilët ia kanë përplasur fytyrës të gjitha problemet dhe mungesat që këta qytetar po përballen çdo ditë.

Këta banor ua kanë kërkuar përfaqësuesve të AAK’së që para se të kërkoni vota, duheni të i përmbushni premtimet, ku tash e sa vite kanë vetëm fjalë boshe.

Ata kanë thënë se ky fashat dhe jo i vetmi në komunën e Deçanit vazhdojnë te përballen tash e sa vite me mungesën e kushteve me elementare per jetese, të tilla si, ungesa e ujit te pijes, mungesa e kanalizimit, deponi ilegale te mbeturinave, mungesa e trotuareve, ndriçimit, dhe shumë mungesa të tjera.

Gjithashtu, këta banor kanë bërë lutje që të gjithë qytetarët e komunës së Deçanit që përballen më probleme jetike, kësaj radhe te mendojnë me kujdes per jetët e tyre dhe femijevë te tyre dhe te japin votën vetëm atyre qe mund ta kthejnë shpresën e humbur tash e plot vite.

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.