Kosova

AAK kundër vendimit të Qeverisë për lëvizjen e lirë: “Kosova s’është nën diktaturë”

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, vendimin e Qeverisë për të ndaluar lirinë e lëvizjes, e ka quajtur “shkelje të rëndë e frymës së Kushtetutës dhe sistemit të balancimit dhe kontrollit”.

“Edhe në kohë krizash gjëja më e çmueshme e shtetit është demokracia dhe Kushtetuta. Çdo tendencë si kjo e sotshmja që krizat të shfrytëzohen për vendime të njëanshme për të vendosur kontroll, është veprim për diktaturë. Kosova nuk është shtet i diktaturës por i frymës së demokracisë”, ka thënë AAK-ja në reagimin e saj.

Qeveria e Kosovës ka marrë vendim që të kufizohet lëvizja e qytetarëve nga 24 mars 2020 gjatë orës 10:00 – 16:00 dhe prej orës 20:00 – 06:00 si masë për të parandaluar përhapjen e koronavirusit.

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.