Kosova

AAK-ja mbledh strukturat e partisë, deputeti Berisha është për dalje nga koalicioni

Ka filluar takimi i strukturave të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës.

Në selinë e AAK-së në Prishtinë deri më tani kanë arritur kryetari Ramush Haradinaj, Gazmend Syla, Besnik Tahiri, Daut Haradinaj, Pal Lekaj, Xhafer Gashi, Gazmend Abrashi, Ardian Gjini, Smajl Latifi, Ramë Likaj, Bekë Berisha, Shkumbin Demalijaj.

Në këtë mbledhje siç merr vesh KOHA pritet të diskutohet për dialogun me Serbinë dhe zhvillimet e fundit politike, gjithashtu edhe daljen nga koalicioni qeverisës.

Deputeti Bekë Berisha ka deklaruar se është pro daljes nga koalicioni qeverisës, kjo për shkak të zhvillimeve të fundit lidhur me dialogun Kosovë-Serbi.

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.