Kosova

AAK injoron degën e vetë në Prizren, emëron zëvendësministra nga koalicioni Vakat

U fillua me ndërkëmca, me hile dhe jo sinqeritet, pastaj filluan ta emëronin me emra të ndryshëm qeverinë e re Kurti pas rrëzimit , njëherë qeveri “SHKURTI” dhe tani qeverin Hoti, si qeveri “KOTI”, por jo serioziteti ka dalë ne sipërfaqe duke kaluar të gjithë kufijtë e saj, emërime dhe pozita te ndryshme, pazare dhe lojna mujtas, por Qeveria Hoti po duket se do ta ketë te vështire te ja dalë, dje mori goditjen e parë serioze nga opozita e cila nuk morri pjese as ne votimin e marrëveshjeve ndërkombëtare në Kuvendin  Kosovës.

Por diçka e pazakontë po ndodhe me AAK-në e Ramush Haradinajt, ajo edhe pse pjesë e koalicionit në qeverinë Hoti, ajo po injoron njerëzit nga partia e vetë, duke shpërblyer me pozita  njerëz të subjekteve tjera politike, për ketë ka reaguar edhe Ilir Baldedaj, shef i grupit në asamblenë komunale në Prizren nga radhët e AAK-se, pas publikimit të lajmit, ai ne një reagim në facebook ka shkruar se : “Nuk po kuptoj një fakt, çka kane lyp 2 zv. Ministra te komunitetit nga partia Vakat ne listën e zv/ministrave te AAK-se. A është shkrire Vakati ne AAK apo çfarë po ndodh?”

Kosova Info ka kontaktuar z. Baldedaj, i cili ka thënëse jemi te befasuar me ketë sjellje, nuk e kemi prite aspak mire dhe nuk di se si ka ndodhur, por jemi shumë te zhgënjyer dhe nuk jemi aspak te kënaqur, ka thënë Baldedaj për Kosova.info.

Lidhje me këtë AAK nuk ka dhënë ndo një përgjigje , por vetëm ka heshtur, nuk është deklaruar aspak për këtë, Kosova.info është munduar te marre ndo një prononcim nga zv/kryeministri Besnik Tahiri, i cili nuk është përgjigjur, e te tjerët e kanë hedhur topin here te njeri e here te tjetri duke mos dhëne detaje se pse ka ndodhe kjo, dhe se a ka ndo një marrëveshje AAK dhe VAKAT.

E për një marrëveshje mese këtyre dy subjekteve politike, e ka mohuar kryetari i VAKAT-it Rasim Demiri, ai për Kosova.info ka thënë se ne nuk kemi asnjë marrëveshje me AAK as me NISMEN, nuk është asnjë gabim, AAK ka emëruar dy zëvendësministra nga VAKAT por ne nuk kemi marrëveshje, po presim qe edhe nga NISMA te marrim së paku ndo një këshilltare apo pozita te tjera.

E burimet e Kosova.info, kanë mësuar se AAK dhe NISMA kane bërë pazare për pozita te këshilltarëve, por pjesë e kësaj marrëveshje mohon te jete edhe  Rasim Demiri edhe VAKAT.

Por pse AAK i dhuroi dy zv/ministra komunitetit boshnjak nga koalicioni VAKAT dhe jo nga dega e AAK-së ne Prizren?

Sipas burimeve të Kosova.info brenda koalicionit Vakat, këto dy subjekte kane arritur një marrëveshje për pozita te zv. Ministrave dhe këshilltareve, e po duket se kjo është një marrëveshje e përbashkët me AAK-se, NISMA dhe VAKAT, por se çfarë fshihet pas kësaj marrëveshje , Kosova.info do ju sjellë detaje ne ditët ne vazhdim.

//graizoah.com/afu.php?zoneid=3473483