Kosova

AAK e “zhvesh” ngadalë Nismën në Drenas

E gjithë kryesia e rinisë së Nismës Socialdemokrate në Drenas, tash e tutje aktivitetin e tyre do ta vazhdojnë në Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës.

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka shkruar në Facebook se, dyert e partisë së tij janë të hapura për rininë.

“Me deputetin Haxhi Shala 0dhe kryetarin e AAK-së në Drenas Beqir Kiqina, i uruam mirëseardhjen në familjen tonë të përbashkët, Edmond Thaçit me kolegë. Ai së bashku me kryesinë e deritashme të rinisë së Nismës në Drenas, kanë vendosur që rrugëtimin e tyre politik, ta vazhdojnë në Aleancë.

Dyert tona janë të hapura për të gjithë ata që përqafojnë vizionin e Aleancës për vendin dhe mirëqenien e të gjithë qytetarëve”, shkruan Haradinaj.

//graizoah.com/afu.php?zoneid=3473483