Kosova

AAK e godet Nismën, ia merr edhe këtë zyrtar

Aderime të shumta po ndodhin në partitë politike.

Pak para fillimit të fushatës zgjedhore, partitë politike kanë hapur dyert për personalitete të ndryshme që tashmë janë kyçur në politikë.

Së fundmi, AAK-së i është bashkuar Njazi Bahtiri, transmeton Kosova.Info.

Bahtiri ka qenë pjesë e Nisma Socialdemokrate ndërsa ka mbajtur pozitën e kryetarit të degës së kësaj partie në Komoran.

Daut Haradinaj nëpërmjet një publikimi ka zyrtarizuar aderimin e tij duke u shprehur i nderuar që së bashku do të kontribuojnë për vendin.

Postimi i plotë:

Jam shumë nderuar që sot edhe kryetari i Nismës në Komoran ju bashkua AAK-së. Njazi Bahtiri dhe familja e tij njihen në këtë zonë për vlera kombëtare dhe si të tillë gëzojnë një respekt të madh.

Jam i nderuar që do rrugëtojmë bashkë për një Kosovë shtet 100%.

Na priftë e mbara Njazi.

DH

Image result for AAK e godet Nismën, ia merr kryetarin e degës në Komoran

Leave a Reply

Your email address will not be published.