EKONOMI

AAK do të fillojë procedurat parlamentare për inicimin e amnistisë fiskale

Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, ka thënë se do të fillojnë procedurat parlamentare për inicimin e amnistisë fiskale, si formë ndihmese ndaj bizneseve të prekura nga situata me COVID-19.

“Me amnistinë fiskale do të tentojmë që bizneseve të cilat kanë pësuar nga situata me pandemi, të iu lehtësohet operimi ekonomik, në mënyrë që të mos rrezikohet funksionimi i mëtejmë i tyre, i cili do rezultonte në thellimin e krizës ekonomike dhe humbjen e vendeve të punës”, ka shkruar Tahiri.

Ai ka thënë se inicimi i këtyre masave lehtësuese për bizneset ka qenë premtim i kësaj partie gjatë fushatës për zgjedhjet parlamentare të 14 shkurtit.