Bota

A u shpërnda Koronavirusi nga laboratori në Wuhan? Zyrtarët amerikanë konfirmojnë nisjen e hetimeve

Mesa duket Shtetet e Bashkuara të Amerikës e kanë seriozisht. A doli Koronavirusi nga laboratori i famshëm në Wuhan? Kjo është pyetja më e rëndësishme sot në botë, të cilës amerikanët duan ti japin përgjigje sa më shpejt.

Siç raporton FOX News, SHBA kanë nisur një hetim të plotë nëse COVID-19, pandemia që ka gjunjëzuar botën, u shpërnda nga laboratori kinez apo jo.

Agjentë të inteligjencës amerikane po mbledhin informacione rreth laboratorit dhe shpërthimit fillestar të virusit. Ata po grumbullojnë të dhëna nëse qeveria e Pekinit ishte në dijeni të asaj që po ndodhte.

Sapo ky hetim të përfundojë, me shumë gjasa në një kohë të shkurtër, rezultatet e tij do ti paraqiten administratës së presidentit Donald Trump, përcjell Syri.net.

Fox News raportoi të mërkurën se, shpërthimi ka të ngjarë të ketë nisur nga laboratori në Wuhan, si pjesë e një përpjekje e qeverisë kineze për të treguar se përpjekjet e saj për të identifikuar dhe luftuar viruset janë të barabarta ose më të mëdha se ato të SHBA-ve.

Burimet tregojnë për strukturën e virusit, duke thënë se hartografia e gjenomit tregon në mënyrë specifike se nuk ishte ndryshuar gjenetikisht.

Të njëjta burime shtojnë se, hetimi i të dhënave me burim të hapur dhe të klasifikuar, tregon për punën në laboratorin e doktor Shi Zhengli, i cili ishte duke punuar me anti-trupa ndaj Koronavirusit, konkretisht me lakuriq nate.

Për më tepër, burimet besojnë se Organizata Botërore e Shëndetit, të cilës presidenti amerikan i bllokoi fondet, ka bashkëpunuar me qeverinë e Pekinit për të mbuluar të vërtetën.

“Gjithnjë e më shumë po e dëgjojmë këtë histori. Ne po bëjmë një ekzaminim shumë të plotë rreth kësaj situate të tmerrshme”, tha dje Donald Trump.

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.