OPINION

A u mashtruam edhe në vitin 2018?!

Shkruan: Skënder MULLIQI
Se po mashtrohemi apo vetë mashtrohemi e tregoi edhe ky 12 muajsh te cilin e lamë mbrapa. Është për të na çudit fakti se si njerëzit janë te predisponuar te besojnë verbërisht.

Të besojnë ne ata te cilët dështuan ne shtetndertim dhe mirëqenie qe 20 vite. U besuan atyre politikaneve sehirgji si sehirgjiut- Burdushi. Burdushi u burgos, por këta sehirgjite politikë dhe ekonomik nuk ka kush ti burgos! Kurse për ta ndryshuar këtë gjendje të pa shpresë, mundet nëse dëshiron  ta ndryshon vetëm faktori -popull I cili kurrsesi te zgjohet as të vetëdijesohet. U mashtruan  dhe u tradhtuan idealet tona dhe të parëve tanë. U mashtruan nënat tona, u mashtruan fëmijët tanë, u mashtruan ata qe luftuan, u tradhtuan idealet e shume martirëve dhe dëshmoreve të kombit në luftën për liri dhe pavarësi nga Serbia. U tradhtuan të gjithë ata të cilët kanë besuar në një Kosovë shumë më ndryshe. Viti 2018 ishte vit i mbushur me ngjarje te pa mira politike, me ecuri ekonomike dhe sociale ne shkallën më të ulët, me rritje te shkallës së varfërisë, pa punësimit dhe me largimet masovike nga vendi, ku edhe pak u dashtë të zhbëhet shteti i brisht i Kosovës. Hazarderët politikë I vunë interesat personale para interesit të përgjithshëm. Shumë kush në krye të shtetit u vu në shërbim me dashje ose pa dashje të qarqeve antishqiptare para së gjithash serbo- ruse dhe qarqeve të ndryshme pro serbe në Evropë. Aventurave shumë të pa matura politike  të presidentit Hashim Thaçi, u doli para Amerika mike, Dhe këtu do të ishte e pa ndershme mos të përmendim edhe kontributin e kryeministrit , Haradinaj i cili dihet më sugjerimin e ShBA-ve u aprovuan edhe ligjet ne kuvend për transformimin e FSK-se në Ushtri të Republikës së Kosovës. Gjithashtu qeveria mori masa karshi Serbisë duke bërë kufizimin 100 për qind të importit të mallrave nga ky shtet, i cili kurrë nuk i ndali apetitet për gllabërimin e tokave shqiptare. Ky ishte potezi me i mirë politike deri me sot. Serbia ka shumë borxhe të pa lara, si në njerëz ashtu edhe në të mira materiale. Shqiptarët nuk ishte dashur të lejojnë në asnjë mënyrë copëtimin e serishëm  të territoreve etnike. Pa një konsensus nacional sidomos kur bëhet fjalë për temat e mëdha, nuk ka mundësi të merret asnjë vendim I drejtë, dhe as që ishte dashur të ndodhë diçka e tillë. Edhe pse vonë , Serbisë duhet vu kushtin që ta njohë pavarësinë e Kosovës, atëherë mund të bisedohet vetëm për çështje teknike, e jo të bisedohet për çështje politike siç ndodhi deri më tash , pa asnjë kusht të parashtruar. Kjo gjendje do të thosha e parregullt, dhe këtyre besimeve sterile do të duhej tu vjen fundi. Në vend që ata të cilët abuzojnë më shëtitin të thirren në përgjegjësi politike dhe  ligjore, ne po rreshtohemi më shumë në luftë virtuale ideologjike. Kjo është realiteti. Lufta e vërtetë ideologjike moti është larguar nga politika. Politika në Kosovë e ka humbur kuptimin e vërtetë të fjalës, është bërë kapital për të përfituar materialisht. Kemi mbetur shoqëri pa vizion për të ardhmen. Kjo duket e vetmja gjë që na ka mbetur e përbashkët. Ne ndërrimin e moteve sigurisht dhe më të drejtë po bëhemi sentimental, së edhe një vit kalendarik humbi…sikur për çdo vit po fillojmë nga e para duke ecur tutje, që nuk është tjetër vetëm një ëndërr e mirë. Dhe, duket së pa iluzione nuk mund të mbesim  gjallë. Na duhen parashikime praktike, së vetëm kështu lind shpresa që të bëhet  më në fund më mirë. Por, tash kur po bëj përpjekje për ta përshkruar vitin 2018, po mendoj dhe po me duket së kurrë më shumë nuk kam shikuar rreth vetës më shumë  demoralizim dhe pa shpresën e përgjithshme. Në jetët tona po mbretëron kaos, I cili ne vetvete sjellë pa siguri sikur  të ishim në vitet e 90-ta të shekullit të kaluar.

Po mbytemi në netët e errëta dhe të gjata. Në Kosovë sikur po mbretëron gjendje lufte. Askush nuk po e kupton shoqin. Pak gjë na ka mbetur më çka mund të krenohemi. Kjo me duket mua është në pika të shkurtra fotografia e vitit 2018, e një viti të stërzgjatur dhe të mbushur më shumë probleme të pazgjidhura… Sigurisht së në fund po mos të ishte formimi I ushtrisë dhe masat ekonomike të vura kundër Serbisë gjenocidiale do të ishim shumë të pikëlluar…

//graizoah.com/afu.php?zoneid=3473483