OPINION

A u formua Gjykata Speciale me mashtrim ?

Tomë GASHI

Sipas disa zyrtarëve të PDK-së & LDK-së,Gjykata Speciale është bërë me urdhërin e Serbisë dhe Rusisë!

Nëse e keni ditë se është kështu pse e votuat ?! Sekretari i përgjithshëm i Kuvendit të Kosovës duke u përgjigjur në kërkesën time, ka sqaruar se Kuvendi i Republikës së Kosovës nuk e posedon Raportin e prokurorit Clint Williamson, dhe i njejti raport NUK KA QENË I BASHKËNGJITUR projektligjit/ligjit Nr.05/L-053 për dhomat e specializuara dhe zyrën e prokurorit special,AS NË KOHËN E VOTIMIT -Projektligji i cili është pranuar dhe është votuar në Kuvendin e Kosovës më 03.08.2015.

Me këtë vërtetohet se 82 deputet të Kuvendit të Kosovës kanë votuar Ligjin për Gjykatën Speciale pa e pasur fare Raportin e hetimve penale të kryera nga Task Forca Hetimore Speciale (“TFHSH”) e Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës (“PSRK”) të njohur si raporti i prokurorit amerikan Clint Williamson.

Me këtë vërtetohet se ata kanë votuar ligjin për Gjykatën Speciale nga presioni i Hashim Thaçit, dhe me thirrje të Kryeministrit të atëhershëm të Kosoves z.Isa Mustafa që të deputet të votojnë PRO themelimit të Gjykatës Speciale, e në kundërshtim me Nenin 1 të ligjit për Gjykatën Speciale.Në gusht te vitit 2015 Hashim Thaçi deklaronte se kush nuk e voton Ligjin për Gjykatën Speciale,është kundër Kosovës,është kundër UÇK-së.

Raporti i Clint Williamsonit faktikisht ka qenë Kallëzim penal kundër pjesëtarëve të UÇK-së dhe për shkak të këtij raporti janë në burg: Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi, Jakup Krasniqi, Salih Mustafa, Pjeter Shala, Nasim Haradinaj, Hysni Gucati, fatkeqësisht këta nuk do të jenë të vetmit të akuzuar në Gjykatën Speciale, për shkak se 82 Deputetëve nuk u interesoi fare që ta kenë raportin e prokurorit Clint Williamson, atyre u mjaftoi që të votojnë Ligjin për Gjykatën Speciale, në kundërshtim me interesat kombëtare, në kundërshtim me interesant e Shtetit të Kosovës, ata nuk e mbrojtën as shtetin, as kombin as UÇK-në.

Gjykata Speciale nuk e ka akuzuar dhe nuk do ta akuzoj kurrë askënd me Nenin 1 të Ligjit për Gjykatën Speciale, këta deputet i dhanë fuqi këtij ligji për akuzimin e pjestarëve të UÇK -së me nenin 12 deri 16 të këtij Ligji. Ligji për Gjykatën Speciale është historia më e dhimbshme, kur deputetët e Kosovës 7 vite pas Pavarësisë ,16 vite pas çlirimit të Kosovës votojnë një ligj i cili rëndë dhe përjetësisht e dëmton kombin shqiptar, dhe e dëmton rëndë imazhin e UÇK-së si Ushtri Çlirimtare e Kosovës, e dalë nga populli i Kosovës ,si aleate e Amerikës dhe Natos,UÇK-ja e as populli i Kosovës nuk ka merituar që të ketë deputet që votojnë kundër interesave kombëtare.

Tani kur Gj. speciale për shkak të votës së këtyre 82 deputetëve, ëahtë bere obligim nerkombetar, dhe Kosova nuk ka mekanizma ligjor per ta zhbërë Gj.Sepciale e as per ta ndryshuar ligjin për Gj. speciale.

LËVIZJA VETËVENDOSJE dhe Albin Kurti që nuk e votuan Ligjin per Gj.Speciale për disa mund të jenë fajtor permanent…