SPORT

A rrezikon të luhet pa shikues ndeshja Maqedoni e Veriut-Kosovё

Ministri i Shëndetësisë i Maqedonisë së Veriut, Venko Filipçe thotë se për shkak të koronavirusit ndeshja e plejofit për “Euro 2020” në mes të Maqedonisë Veriore dhe Kosovës duhet të luhet pa shikues.

Në fakt Filipçe ka shprehur të premten vetëm mendim personal lidhur me ndeshjen që do të luhet në Shkup më 26 mars. Të enjten nga Federata e Futbollit të Maqedonisë e kanë lënë të hapur mundësinë që ndeshja të luhet pa shikues, nëse situata me koronavirusin keqësohet.

Ministri maqedonas: Ndeshja me Kosovën duhet të luhet pa shikues

Vendimi përfundimtar për këtë i takon pikërisht Ministrisë që e drejton Filipçe. Vendimin, përkatësisht rekomandimin e Ministrisë, do ta respektojë Federata e Futbollit të Maqedonisë, ndërsa edhe UEFA ka thënë se vendimet e kësaj natyre u takojnë shteteve.

“Të gjitha garat sportive, duke përfshirë ndeshjen Maqedonia – Kosova, për mendimin tim duhet të luhen pa shikues. Ne do të rekomandojmë ndalesën për shikues edhe për një javë, deri më 13 mars. Por varësisht nga situata, mund të vendosim ndryshe”, ka thënë Filipçe në një konferencë për shtyp të premten, njofton “ekipa.mk”.

Ndeshjet e fundit të futbollit në Maqedoni janë luajtur pa shikues. Një masë e tillë ishte në fuqi deri të premten, por pritet të vazhdohet edhe për një javë tjetër.

Lini një Përgjigje

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.