OPINION

A po shkatërrohet Flora dhe Fauna?

Shkruan: Bajram MJEKU
Ditëve të fundit i kam frekuentuar malet e Qyqavicës dhe kam parë me sytë e mi se Flora dhe Fauna në këtë rajon janë në zhdukje e sipër.

Lumi Drenica, pothuajse ka mbetur pa peshk dhe specie të tjera, të cilat janë zhdukur nga mbetjet e metaleve të Feronikelit dhe nga kemikalet që derdhen pamëshirshëm në këtë lum nga banorët e komunës së Drenasit, Obiliqit dhe Fushë-Kosovës.

Dy dekada më parë, në këtë lum kanë ekzistuar gjashtë lloje të peshkut, derisa pikërisht në vendlindjen time në vitin 1985 është kapur krapi në peshë prej 86 kilogramë!

Në malet e Qyqavicës është në zhdukje derri i egër dhe specie të tjera të shtazëve, derisa kaprolli është zhdukur tash tre dekada.

Specie në zhdukje në këtë rajon është edhe thëllëza e fushës, e cila ishte me bollëk, por edhe shumë shpezë të tjera, të cilat ia jepnin hijeshinë këtij rajoni.

Në këtë gjendje janë të gjithë lumenjtë në Kosovë dhe derisa Flora e Fauna janë duke u shkatërruar nga dora e njeriut, atëherë me të drejtë pyesim, ku është dora e shtetit?

Leave a Reply

Your email address will not be published.