Kosova

A po shihet si rrezik rikthimi i çështjes së Asociacionit në dialog?

Rikthimi i Asociacionit të komunave me shumicë serbe, në tryezën e bisedimeve Kosovë – Serbi, nga një pjesë e spektrit politik po shihet si çështje e rrezikshme, që nuk duhet të rihapet. Por Kryeministri Avdullah Hoti po siguron se një Asociacion me kompetenca ekzekutive nuk do të formohet asnjëherë.

Si temë të rrezikshme, po e sheh presidenti Hashim Thaçi, diskutimin për Asociacionin e Komunave me shumicë serbe, e cila pritet të diskutohet të enjten në Bruksel mes Kosovës dhe Serbisë, raporton RTV Dukagjini.

Por, Kryeministri Avdullah Hoti, është i sigurt se në vendin tonë nuk do të ketë asnjëherë një Asociacion me kompetenca ekzekutive.

Nga ana tjetër opozita po i bënë thirrje, presientit Hashim Thaçi që ta tërheqë nënshkrimin që e kishte vendosur vet në  marrëveshjeven për Asociacionin.

E nga shoqëria civile thonë se cështja e Asociacionit nuk duhet asesi të rihapet.

“Nuk mendoj dhe nuk besoj se delegacioni ynë duhet ta rihap çështjen e Asociacionit, qoftë edhe nëse marrim si këmbim njohjen nga Serbia, pasi kjo në një mënyrë do të nënkuptonte krijimin e një pushteti të tretë në Kosovë e që do të ishte në mes pushtetit lokal dhe atij qendrorë. Mendoj se kjo është e papranueshme dhe assesi të ndodh”, deklaroi për RTV Dukagjinin, Arton Demhasaj. Të enjten Delegacionet e Kosovës dhe Serbisë, në nivel ekspertësh pritet të diskojnë edhe për pronat. Ndërsa takimi i radhës në nivel të lartë politik është paralajmëruar për 28 shtator./RTV Dukagjini

Leave a Reply

Your email address will not be published.

//graizoah.com/afu.php?zoneid=3473483