Show Biz

A po rikthehet Kallashi… ?

Donjeta Kasumi, ose e njohur ndryshe si Kallashi, është rikthyer sërish në ekran pas një pauze. Në një intervistë të dhënë për “n’Kosovë Show”, ajo ka treguar se tashmë do të vazhdojë punën e saj si kërcimtare dhe do të jetë pjesë e ekraneve televizive.

Kallashi ka rrëfyer se ditët e karantinimit nuk i ka përjetuar aspak mirë dhe se ka qenë në depresion.

“Isha gati në depresion gjatë karantinës, i mbylla të gjitha rrjetet sociale tani u riktheva…”, ka thënë ajo.

Kallashi është bërë e njohur në botën e showbizit përmes fotove dhe kërcimeve të saj shumë provokuese.