OPINION

A po realizohen Gjashtë Pikat e Ban Kimunit?

Shkruan: Skënder MULLIQI
Dy marrëveshjet e arritura Kosove-Serbi, njëra për linjën ajrore Prishtinë -Beograd dhe marrëveshja tjetër, e ndërmjetësuar nga Grenel, ndodhen rrufeshëm, dhe pa ndonjë sqarim apo njoftim të opinionit të gjerë publik, duke bërë që procesi më shumë të jetë i mbyllur, si shumë herë deri më sot.

Duket së janë duke ardhur në shprehje, Gjashtë Pikat famoze

të Ban Kimunit, të cilët e relativizojnë subjektivitetin ndërkombëtar të Kosovës. Me gjashtë pikëshin “Zajednica” ka kompetenca ekzekutive që ja mundëson minoritetit serbe në veri, ngadalë formimin e një Republika Serpska në Kosovë.

Flitet së për dy marrëveshjet e reja ka një pëlqim nga pala shqiptare, por që nuk janë bërë të ditura për opinion. Kjo praktikë e firmosjes së marrëveshjeve jo sa duhet transparente, janë duke na kushtuar.

Krerët e Qeverisë së re, nuk ishte dashur të vazhdojnë bisedimet më Serbinë më praktika të vjetra, të cilat Serbinë e kanë ofruar nga BE-ja, kurse Kosovën e kanë lënë duarthatë. Edhe ashtu shumë marrëveshje të mira apo të këqija nuk i ka përfillë pala serbe, së gjithnjë udhëheqësit e këtij shteti kanë potencuar së bisedimet duhet të orientohen drejtpërdrejtë rreth statusit politik të Kosovës.

Dhe, kjo është e logjikshme për serbët, kur dihet së në Kushtetutën e këtij shteti, Kosova ende figuron si pjesë e saj. Shqiptarët nuk e kontestojnë miqësinë më Amerikën, por ngjarjet e kohës së fundit flasin së presidenti Tramp, është duke përgatitur ose ka një plan të gatshëm ngjashëm me planin ndërmjet Izraelit dhe Palestinës, siç ka qarkulluar diçka e tillë, e mund të këtë edhe spekulime, që do të ishte shumë i dëmshëm për vendin tonë.

Kosova u pranua ndërkombëtarisht si shtet, nga mbi 100 shtete të botës, këtë e sqarojë mirë edhe GjND-ja, e cila e konfirmoi së pavarësia nuk

bie ndesh më ligjet ndërkombëtare.

Nuk është e pranueshme që Serbia e pa reformuar të faktorizohet aq shumë, kur dihet së është shkaktar i luftës dhe i gjenocidit më rastin e shpërbërjes të ish-Jugosllavisë. Po kërkohet sërish nga pala shqiptare që bisedimet të vazhdojnë pa kushte, kurse në anën tjetër po i plotësohet dëshira palës serbe, duke mos kërkuar nga ajo, që ta njohë pavarësinë e Kosovës.

Deri sa Serbia nuk e pranon pavarësinë, dhe nuk bënë një kërkim falje për gjenocidin e shkaktuar në Kosovë, nuk ka asnjë kuptim të vazhdohen bisedimet. Çdo marrëveshje që nuk përfshin njohjen e Kosovës si rezultat i këtij dialogu,paraqet rrezik ekzistencial për Kosovën. Kjo ndodhë për shkak të orientimit fondamental të politikës së jashtme të Serbisë, që në thelb organizohet rreth mohimit dhe refuzimit aktiv të shtetësisë së Kosovës. Dialogu mes Kosovës si i tillë po ndikon në politikën globale, ku filluan edhe çnjohjet ndërkombëtare, siç ndodhën 15 të tilla.

Edhe anëtarësimi në mekanizma ndërkombëtarë, pikërisht duke u bazuar në proceset e deritashme Serbia, po tenton dhe ka arritur edhe t’i bllokojë. Si është mundur që të kemi kaq gjatë dialogë më Serbinë edhe atë pa asnjë kusht, e mos të kemi as liberalizim të vizave, e jo gjera të tjera të interesit shtetëror për Kosovën?!

Politikat tona dihet së çfarë ishin, shumë të dobëta, për mos thënë katastrofale, sidomos në planin e jashtëm.

Elita politike nga fillimi i këtij dialogu vazhdimisht theksonte se Kosova po përfiton nga ky dialog. Ndërsa me anën tjetër për qytetarët procesi i integrimeve evropiane mbeti një ëndërr e largët.

Paqartësitë lidhur me agjendën, kohështrirjen, formatin dhe mungesa e vazhdueshme e transparencës kanë bërë që qytetarët të zhgënjehen nga ky proces, duke e parë veten totalisht të shpërfillur nga dialogu.

Kohëzgjatja e kësaj qeverie shumë do të matet më gjindshmërinë e saj në vazhdimin e dialogut më Serbinë.

Sa do t’i këtë mundësitë t’i mbrojë interesat e Kosovës, kjo mbetet të shihet… ?!

//graizoah.com/afu.php?zoneid=3473483