SPORT

A po kthehët Ibrahimovic në Suedi ?

Zlatan Ibrahimovic ka vendosur të largohet nga Milano sapo të përfundojë sezoni aktual 2019/20. Gazeta italian Corriere della Sera raporton se sulmuesi veteran suedez do të kthehet në vendlindjen e tij.

Gazeta e madhe sportive italiane pretendon se Zlatan Ibrahimovici e ka synim të kthehet në vendlindjen e tij së shpejti, përkundër që u kthye te kuqezinjtë vetëm pak muaj më parë, në janar.

Të enjten, sulmuesi veteran doli negativ në testin për virusin Covid-19 dhe e publikoi një fotografi të tij nga ballkoni i shtëpisë së tij në Milano, me mbishkrimin: “Zoti është kthyer dhe po iu shikon”.

Por, vetëm pak orë më vonë, Corriere della Sera raporton se 38-vjeçari nuk do ta rinovojë kontratën e tij me Milanin dhe do të largohet sapo të përfundojë sezoni aktual, që u ndërpre në mars shkaku i koronavirusit.

Para kthimit të tij në Evropë, ish-ylli i ligës amerikane MLS bëri të ditur se i kishte blerë 23.5 për qind të aksioneve të klubit suedez Hammarby dhe e kaloi karantinën në Stokholm, ku u stërvit bashkë me skuadrën të cilën e ka në pronësi.

Tani, gazeta me bazë në Milano të Italisë pretendon se sulmuesi e ka marrë vendimin përfundimtar për të ardhmen e tij dhe Hammarby mund të jetë klubi i tij i ardhshëm.

Shfaq më shumë

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

//ashoupsu.com/4/3473483