Kosova

A po kryeni “plaçkë” kryeministër Hoti me emërimin e koordinatorëve?

Sa ishte drejtues i Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, në vitin 2019, kryeministri i tanishëm Avdullah Hoti emërimin e koordinatorëve që atë botë i bënte koalicioni qeversës PAN, me ish-kryeministrin Ramush Haradinaj, i çuante plaçkë. Por, ai sot vazhdoi të bëjë të njejtën gjë.

Kryeministri Hoti, sot emëroi Koordinator Nacional Kundër Ekstremizmit të Dhunës dhe Terrorizmit, ministrin e Punëve të Brendshme, Agim Veliu.

Si çuhet kjo tash kryeministër Hoti?

A po e vazhdoni avazin e vjetër të partnerëve të tanishëm që i keni në bashkë qeverisje, AAK-Nisma Socialdemokrate, apo tash keni mendim tjetër për koordinatorët?

Ku është përgjegjësia e fjalës publike, kryeministër?

Shiheni statusin e kryeministrit të tanishëm që e kishte shkruar me 12 shkurt të vitit 2019!

//graizoah.com/afu.php?zoneid=3473483