SPORT

A po këndellet Milano?

Klubi italian ka vijuar me fitore edhe gjatë kësaj gjiroje. Kriza me të cilën është përballur qe një kohë të gjatë, duket që po kalon ngadalë – shkruan Kosova.info

Ardhja e Zllatan Ibrahimoviçit, duket që i ka dhënë krah ekipit. Prezenca e suedezit me origjinë boshnjake, po i jep siguri ekipit.

Gjigantit italian mbrëmë i ka mjaftuar një gol nga Ante Rebic për ta mposhtur Brescian dhe për t’u ngjitur në vendin e gjashtë në tabelë.

Synimi i klubit është të kthehet aty ku e ka vendin, në krye të tabelës, në mënyrë që të rikthehet në Ligën e Kampionëve./Kosova.info