OPINION

A po e tregton Richard Grenell Kosovën për interesa serbo-ruse?

(Me Grenellin kontravers Amerika po e rrezikon miqësinë me aleatin e saj më besnik jo vetëm në rajon, por edhe në kontinent)
Shkruan: Fadil MALOKU

1. Nëse Riçard Grenell përmes tregtimit me territorin e Kosovës, shpreson ta largoj nga Rusia Serbinë, e në ndërkohë, provon që asaj t’i dhuroj (përmes idesë së “korrigjimit të kufijve” – në fakt idesë së trojkes Thaçi&Vuqiç&Rama) pjesën më vitale (Trepçën me minerale unike dhe pasuri e vlerësuar deri në 500 miliard$, s’bashku me Ujmanin që posedon po ashtu miliarda tonelata ujë) të Kosovês, atëherë, Ai saktësisht duhet ta KUPTOJ që Amerikës është kah ia humb jo vetëm partnerin, aleatin, mbështetësin dhe mikun më sinqertë jo veç në rajonin e Ballkanit Perëndimor, por, edhe në gjithë kontinentin e Europës!

2. Tani, Ai me këtë veprim tipik makiavelist, në faza afatshkurtra edhe mund të marr “rrahje krahësh” si nga shefi i tij i ndikuar nga lobi greko-serbo-rus , e mund të ndodhë edhe nga ca shtete e politikan ndërkombëtar! Ama Richard Grenell dasa, në faza afatgjata padyshim që do t’i humb si “lajkat” e Serbisë, ngase, ajo (si mike aleate, partnere, e borgjlike e Rusisë) u ndihmua në krijimin e themeleve të shtetësisë, ashtu edhe animimet rusofile në këtë pjesë të botës!

3. Grenelli dhe kjo administratë, me këtë President kontrovers, duke mohuar rolin e shqiptarëve në Ballkan, do rrezikoj e mund të ndodhë që edhe t’i humb përveç, miqësisë së sinqertë dhe të testuar e ritestuar për gjitha këto dekada, seriozisht edhe interesat strategjike afatgjata amerikane në këtë pjesë të botës! indiferenca amerikane në Europë që po tenton tē identifikohet përmes kësaj administrate, definitivisht Europës do i fut virusin e përçarjes dhe dehomogjenitetit të sferave të interesit. Dhe me këtë fakt, Ai do e varros definitivisht si idenë e BE- e (ëndrrës europiane), ashtu edhe lidershipin amerikan në rajon e më gjerë. Se a do të ndodhë ky skenar, kjo do shihet në rastin e festimit të 70 vjetorit tē Deklaratës së Shumanit, ku Brukseli do testoj o maturimin, o rivarësinë e saj amerikane. Sepse, ekziston mundësia që pas pandemisë së coronavirusit, marrëdhëniet midis Amerikës dhe Kinës të bëhen shumë më të tendosura dhe më të acaruara.

//graizoah.com/afu.php?zoneid=3473483