SPORT

A po dështon kalimi i Rashicës tek RB Leipzigu

Për shkak se Werder Bremeni mbeti në Bundesligë, klauzola për lirimin e Milot Rashicës (24) nuk është 15 milionë, por 35 milionë euro. Sipas “kicker.de”, kjo sjell komplikime.

Shuma vlerësohet e madhe për RB Leipzigun, që është raportuar të jetë pranë transferimit të kosovarit. Sipas informatave të Kickerit, drejtori menaxhues i Leipzigut, Oliver Mintzlaff i ka ofruar menaxherëve sportivë vetëm 25 milionë euro për gjashtë pozita që janë të lira. Disa prej këtyre parave janë shpenzuar tashmë.

Kjo nënkupton se nëse Werderi nuk është i gatshëm të pranojë ulje të madhe, marrëveshja me Leipzigun nuk mund të arrihet pa buxhet shtesë. Te Werderi tashmë janë pajtuar për largimin e Rashicës.

Werderi llogarit në të hyrat nga shitja e Rashicës, por aktualisht është vetëm oferta e Leipzigut. Nëse Ralf Rangnick kalon te Milani, klubi italian me gjasë mund të shfaq interesim për Rashicën. Rashica po shikohet në gjithë Evropën por shuma e dëmshpërblimit është pengesë.

Te Werderi e kanë përjashtuar mundësinë që të lëvizin shumë nga çmimi aktual për sulmuesin e krahut.

//graizoah.com/afu.php?zoneid=3473483