Kosova

A po bllokohet dialogu me Serbinë, shkaku i Asociacionit?

Asociacioni i komunave që në takimin e fundit Kosovë-Serbi ishte temë përplasjesh e palëve, sipas mediave serbe e ka bllokuar dialogun e ndërmjetësuar nga BE’ja duke anuluar takimin e 28 shtatorit. Për këto raportime ka folur koordinatori për dialog, Skënder Hyseni.

Megjithatë, mediat serbe raportojnë se Prishtina dhe Beogradi nuk do të ulen në tavolinë të dialogut, pas refuzimit të Kosovës që të dialogohet edhe për Asociacionin e komunave me shumicë serbe.

Gazeta Express për këtë çështje ka kontaktuar koordinatorin e Kosovës në dialog, Skënder Hysenin, që në takimin e fundit me Serbinë në Bruksel ka deklaruar se ishte përplasur me palën serbe për shkak se ata po insistonin që asociacioni të jetë temë e diskutimit.

Hyseni ka deklaruar për Gazetën Express se qëndrimin e vendit sa i përket diskutimit për Asociacionin e ka treguar të enjten e kaluar në Bruksel.

 Rrjedhimisht, ai nuk ka treguar nëse është anuluar takimi i 28 shtatorit, duke thënë se nuk i komenton shkrimet e mediave serbe. Çështja e asociacionit ka ngritur reagime edhe në vend. Opozita dhe presidenti Hashim Thaçi kanë deklaruar se një temë e tillë nuk duhet të diskutohet me Serbinë.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.