Bota

A po afrohet ‘lufta e re’ civile në Amerikë?

Në një pjesë të qytetit marshon kolona e reth 250 burrave e grave afro-amerikanë të veshur kokë e këmbë me rroba ushtarake e me automatikë.

Dy kilometra larg tyre në një paraqitje force shiheshin ‘patriotët’ mbështetës të Trump, gjithashtu të armatosur deri në dhëmbë.

Javën e kalaur qyteti i Louisville, Kentucky, duhet të festonte ditën e kalit të famshëm ‘Kentucky Derby’.

Por në vend të tyre ishn anti-plumbat dhe maskat në formë kafke që kishin zëvendësuar kapelet tradicionale shumë ngjyrëshe.

Militantët afro-amerikanë brohorisnin ‘No justice! No Derby!’ teksa kërkonin drejtësi për Breonna Taylor, 26-vjeçaren e vrarë nga policia në shtëpinë e saj në mes të natës gjashtë muaj më parë, për të cilën ende asnjë nuk është akuzuar.

Në konfrontimin mes dy palëve policia thuajse nuk dukej gjëkundi ndërsa militantët e secilit grup qëndruan rreth 45 minuta duke ulëritur në fytyrat e njëri-tjetrit me mgafonë.

Kjo ishte një nga sklenat që përmbledh më së miri konkurimin e sivjetshëm për në Shtëpinë e Bardhë, i cili për disa komentatore mund të shpërthejë në një luftë civile nëse ndonjë nga palët nuk merr atë që dëshiron. Politika e SHBA prej vitesh po polarizohet, por përballjet e rregullta mes protestuesve e kundërprotestuesve të aramtosur janë një zhvillim që normalisht shkakton alarm. (DailyMail.co.uk)

Lini një Përgjigje

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.