Gjeopolitikë

A mund t’i ikin Rusia dhe Turqia përplasjes në Siri?

Për gati pesë vjet, Rusia ka arritur të balancojë një aleancë delikate të rivalëve në Siri, duke iu bashkuar Iranit në mbështetjen ndaj diktatorit sirian, Bashar al-Assad, derisa ka bashkëpunuar me Turqinë, armiken e Damaskut, për ta luftuar grupin militant, Shteti Islamik.

Përshkallëzimi i fundit i situatës në provincën Idlib, ku aleatët e Moskës në Damask janë duke luftuar forcat turke, mund të përcaktojë rolin e Kremlinit si ndërmjetësues i Lindjes së Mesme, thonë disa ekspertë.