Kosova

A mund ta formojë Albin Kurti qeverinë pa Listën Serbe?, flasin analistët

6 teori i këtij viti ishte dita që nxori fitues të zgjedhjeve Albin Kurtin, kreun e Lëvizjes Vetëvendosje, raporton Kosova.info.

Menjëherë pas Lëvizjes e dyta që u radhit është Lidhja Demokratike e Kosovës, e ku menjëherë pas këtyre rezultateve u hodhën zërat e parë se një koalicion i mundshëm do të ndodhë mes tyre.

Mirëpo përveç LDK’së, aludime u hodhën se pjesë e Qeverisë koalicioni mund të jetë edhe Lista Serbe.

Si para fushatës elektorale ashtu edhe pas fitores ai që tha se pjesë e Qeverisë së tij nuk do të jetë kurrë Lista Serbe, ishte pikërisht Albin Kurti. Deklaratat e tij ishin se askush që nuk e pranon realitetin kosovar nuk do të jetë pjesë formuese e Qeverisë.

Pas kësaj deklarate të Kurtit, i pari që kishte reaguar ishte nënkryetari i Listës Serbe, Dalibor Jevtiq ku tha se Kurti nuk mund ta shpërfillë Listën Serbe se pa ta nuk formohet Qeveria e Kosovës.

E se Qeveria e Kosovës duhet të jetë me bazë të gjerë shqiptare e thotë edhe analisti Ilir Fetahu. Sipas tij duhet që Qeveria e Kosovës të formohet me shumicë shqiptare në mënyrë që të mos shantazhohet nga jashtë, në këtë rast nga Serbia.

“Lista Serbe në rastin konkret është kategori kushtetuese me të cilën duhet biseduar për përfaqësimin e serbëve të Kosovës në Qeveri, por unë mendoj që Qeveria e Kosovës duhet të jetë më bazë të gjerë shqiptare në mënyrë që të mos shantazhohet nga jashtë Kosovës, në këtë rast Serbia përmes Listës Serbe”, tha Fetahu për Kosova.info.

Kurse sipas analistit Islam Krasniqit, Kurti është duke shpresuar në kalimin e pragut nga ndonjë parti serbe me qëllim që Listën Serbe ta lë jashtë Qeverisë.

“Albin Kurti po shpreson në kalimin e pragut nga ndonjë parti serbe me qëllim që Listën Serbe ta lë jashtë Qeverisë, në të kundërtën janë të obliguar që ta marrin nën ombrellën e tyre edhe pa dëshirën e Kurtit”, tha Krasniqi për Kosova.info.

Gjithashtu sipas Krasniqit e mira e këtyre zgjedhjeve është rënia e PDK’së në opozitë pas 12 viteve.

“E mira e këtyre zgjedhjeve qëndron në faktin se pas 12 viteve në pushtet PDK do ta shijojë opozitën dhe do të hapen dyert për Qeverinë e ardhshme, ndërsa e keqja e këtyre zgjedhjeve qëndron në faktin se votuesi nuk votoi për planprogramin e subjekteve politike por përdori votën si ndëshkim për ngecjen e proceseve të rëndësishme nga ana e partisë në pushtet”, tha Krasniqi për Kosova.info.

Sipas Krasniqit, sfida kryesore e Albin Kurtit nuk qëndron tek Lista Serbe por tek bërja e koalicionit me LDK’në e cila konsiderohet si mjeshtër i këtyre bllokadave dhe lakmisë për pushtet, raporton Kosova.info.  

Leave a Reply

Your email address will not be published.